​Në Sistemin tonë Diellor arrin një kometë me origjinë nga kozmosi i vjetër

Shkencë & Teknologji

​Në Sistemin tonë Diellor arrin një kometë me origjinë nga kozmosi i vjetër

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 16:11
Fotoilustrim

Një analizë e re e të dhënave nga Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar se kometa 3I/ATLAS, e cila mbërriti në sistemin tonë diellor nga hapësira ndëryjore, mund të përmbajë material që daton 10 deri në 12 miliardë vjet më parë.

Analiza e përbërjes kimike së pazakontë të kometës sugjeron se ajo është formuar në një mjedis jashtëzakonisht të ftohtë, shumë kohë përpara se të krijohej sistemi ynë diellor, raporton KosovaPress.

Një vend i mundshëm origjine është disku i gazit dhe pluhurit që rrethon një yll shumë të ri. Rajone të tilla janë të vështira për t'u vëzhguar drejtpërdrejt, sepse retë e dendura i fshehin proceset që ndodhin brenda tyre. Për pasojë, shkencëtarët shpesh mbështeten në modele kompjuterike.

Në rajone të tilla, temperaturat mund të bien deri në afërsisht -263 gradë Celsius. Gazrat më pas ngrijnë mbi grimca të imëta pluhuri, ndërsa proceset kimike favorizojnë një prani më të madhe të deuteriumit brenda molekulave si metani.

Studimet e mëparshme mbi përbërjen izotopike të kometës sugjerojnë se 3I/ATLAS mund të jetë midis 10 dhe 12 miliardë vjet e vjetër. Nëse këto vlerësime janë të sakta, ajo e ka origjinën miliarda vjet para Diellit, mosha e të cilit vlerësohet në rreth 4,6 miliardë vjet.

Kometat ndëryjore janë me interes të veçantë për shkencëtarët, pasi ato shërbejnë si një lloj "kapsule kohore". Pasi dëbohen nga sistemet e tyre të origjinës nga forcat gravitacionale, ato mund të udhëtojnë nëpër hapësirë për miliarda vjet, përpara se t'i afrohen një ylli tjetër, siç është Dielli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat