1100 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Shkodra

1100 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:25
Shkoder

Reshjet e shumta të shiut sollën përmbytje në Shkodër, por nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës në Pukë dhe Vaun e Dejës.

Shkodra është ende nën pushtetin e ujit, aty ku rezultojnë 1100 hektar tokë të përmbytura. Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm, ndërsa e kundërta ndodh me Liqenin e ( hidrometri ura e Bunes) aty ku niveli është rritur me 5 cm (aktualisht 8.10 m).

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm dhe ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ne rrugën e Obotit po punon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Bashkia Vau Dejes:

Situata vazhdon e njëjtë me ditën e djeshme, reshje shiut me intensitet të lartë dhe pa energji elektrike njësia Vig Mnele, pasi 7 shtylla të tensionit të larte i ka marrë uji. Gjithashtu nuk ka energji elektrike në Njësinë Temal dhe Shllak. Ka rrugë rurale të bllokuara nga rrëshqitje gurësh dhe dherash. Argjinatura në krahun e majtë të urës Gjinajve në Njësinë Administrative Vig Mnele është drejt shembjes.

Bashkia Pukë:

Sot vijon të ketë reshje të dobëta borë, me rrugët rurale vijon të jetë e njëjta situatë, energjia elektrike në zonat rurale vijon të ketë ndërprerje.

Autoriteti Verior Rrugor:

-Aksi Tamarë-Vermosh ka patur reshje të vazhdueshme dëbore. Puna ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe vazhdon edhe tani për ta mbajtur aksin rrugor të hapur dhe për të siguruar qarkullimin e automjeteve.

-Në aksin Bogë-Theth reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Akoma nuk është ndërhyrë në zonën e orteqeve, pasi vazhdojnë rrëshqitjet e dëborës. Momentalisht është e rrezikshme ndërhyrja në orteqe.

Pavarësisht punës gjatë natës së kaluar për pastrimin e dëbores, rruga Qafë Thore – Theth, vijon të jetë ende e bllokuar. Shkak janë bërë rënia e orteqeve që nuk lejon pastrimin e rrugës. Edhe këtë të premte lëvizja e automjeteve është e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat