108 vjet pavarësi, pedagogia e historisë tregon arsyet e ndërtimit të vonë të shtetit

Shqipëria

108 vjet pavarësi, pedagogia e historisë tregon arsyet e ndërtimit të vonë të shtetit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:23
Enriketa Papa

Shqipëria kujton sot 108 vjetorin e krijimit të shtetit. Në një lidhje live në Skype për Ora News pedagogia e historisë Enriketa Papa tregon arsyet se pse Shqipëria reagoi më vonë se vendet e tjera të rajonit që u shkëputën më herët nga Perandoria Osmane.

Enriketa Papa për Ora News: Shqipëria ka një sërë faktorësh që bënë që Shqipëria të jetë ndër vendet e fundit që u shkëputën përfundimisht nga dominimi i perandorisë osmane. Aspektet ekonomike, një zhvillim jashtë zakonisht i varfër i katër vilajeteve shqiptare nën perandorinë osmane të asaj kohë. Një tjetër arsye qe unë e mendoj si ndër kryesorët është dhe ndarja e shqiptarëve në tre përkatësi fetare që lidheshin me influencat respektive. Gjithë këto influenca por dhe mosdakordësi midis elitave, mospasja e një gjuhe të shkruar, mungesa e shkollës e përhapjes bënte më të vështirë për shtresat e ulëta të popullsisë për tu bindur apo për të kuptuar më mirë nevojën për tu shkëputur nga perandoria osmane.

Ajo tha se një ndër arsyet ishte dhe influenca e shteteve të tjera që nuk e donin një Shqipëri të pavarur dhe autonome.

Enriketa Papa për Ora News: Gjithashtu pjesa e influencës edhe të synimeve të shteteve tashmë të formuara të shkëputura nga Perandoria Osmane që në shekullin e 19 siç ishin Mali i zi, Greqia, Serbia që nuk u interesonte një Shqipëri autonome apo e pavarur dhe bënë çmos deri në luftën e parë ballkanike për ti pushtuar vilajetet e Shqipërisë dhe për të mos i lejuar ato të shkëputeshin nga Perandoria Osmane madje për ti futur brenda për brenda shteteve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat