13-vjeçarja nga Lushnja që jeton mes varfërisë dhe tmerrit

Shqipëria

13-vjeçarja nga Lushnja që jeton mes varfërisë dhe tmerrit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Pamje nga video

Emisioni BOOM në RTV Ora trajtoi sot rastin e Dallëndyshe Shtagës, 40-vjeçarja që banon në fshatin Allkaj të Lushnjes, e vetme me vajzën  e saj 13 vjeçare pas vdekjes së bashkëshortit.

Ishte gusht i vitit 2014 kur bashkëshorti i Dallëndyshe Stagës u nda nga jeta. Sot 6 vite më pas 40-vjeçarja jeton në varfëri të plotë ndërkohë që shtëpia rrezikon shembjen nga momenti në moment.

Dallëndyshe Staga:  Kam 14 vite që kam ardhur këtu. Bashkëshorti ka vdekur. Më ka lënë një fëmijë 7 vjecce.  Tani është 13 vjeçe. Kush më kërkon vete punoj. Punë fshati, qërojmë presha , gjëra. Nuk kam asgjë. Asnjë të ardhur nuk ka. Ç’punoj ha.  Shumë vite jetojmë në këtë shtëpi, këtu rrimë, këtu hamë, këtu pimë. Ç’bie jashtë hyn brenda Kur iki në punë iki me frikë se mos i bie fëmijës tavani në kokë. E kam kokën mbrapa kur iki.

Ajo tregon se nga Bashkia e Lushnjes nuk merr asnjë ndihmë.

Dallëndyshe Staga:  Kam vajtur por asnjë nuk më ka ndihmuar. Nuk kam asnjë ndihmë, nuk më ndihmon njeri. Kam 7-8 vite që nuk vë gjumë në sy. Mendoj tërë natën si do bëj, si do ha, si do pi. Sado që flas kështu po jam shumë e mpirë, shumë e lodhur nga hallet nga streset. Ju lutem shqiptarëve kudo që janë, të më ndihmojnë mes sa kanë mundësi, të kem dhe unë një shtëpi.

Aurora është vajza e Dallëndyshes, por ndryshe nga bashkëmoshataret, ajo e ka të pamundur për të zhvilluar mësimin online.

Por për më tepër dëgjojmë vetë dëshminë e saj.

 Aurora Shtaga: Jam 13 vjeçe, shkoj në klasë të shtatë. Kam dhe mësimin online por nuk hyj dot, nuk kam mundësi të regjistrohem te akademia, ku hyjnë gjithë nxënësit sepse nuk kam telefon dhe internet. Në shtëpinë time ndodh që hyjnë dhe minjtë se nuk kemi dyer dhe shtëpia është shumë e vjetër. Hyjnë dhe gjarpërinjtë. Po të shohësh poshtë ka vrima miu, ku hynë e dalin gjatë natës më shpesh. Ndodh të trembem, bërtas dal përjashta.

Emisioni “BOOM apelon të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen që të ndihmojnë me aq sa munden ketë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat