Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut

Shqipëria

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sërish ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, si pasojë e infektimit me COVID-19. 

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Basha tha se ikja e tij ishte tragjike dhe se e ka tronditur atë dhe shumë njerëz të tjerë.

Basha: Ngushëllime për humbjen e zotit Kasem Hysenbelliu. Ndarja e tij nga jeta një humbje tragjike. Kasem Hysenbelliu një mik, një qytetar i përkushtuar, familjar shembullor dhe një luftëtar i medias së lirë, në një kohë shumë të vështirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri .Lajmi tragjik që ka ardhur sot, më ka tronditur mua personalisht dhe shumë prej njerëzve, shokëve, miqve, kolegëve që e kanë njohur nga afër. 

Dua të shpreh nga zemra ngushëllimet e mia më të ndjera për familjen e zotit Hysenbelliu, dhe punonjësit e medias News24, të televizionit Fax News që themeloi dhe drejtoi që prej vitit 2017-të. Lutjet, mendimet e mia, të familjes time, të miqve tanë janë me familjarët e zotit Hysenbelliu dhe me gjithë kolegët dhe miqtë e tij kudo ku janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat