Sejko: Protesta për Klodianin e pasuksesshme nëse nuk dorëhiqet Lleshaj

Shqipëria

Sejko: Protesta për Klodianin e pasuksesshme nëse nuk dorëhiqet Lleshaj

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Genc Sejko

Një prej aktivistëve më të njohur dhe një prej organizatorëve të protestës së djeshme qytetare kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, Genc Sejko ishte I ftuar në një intervistë për Ora News.

Përballë gazetarit Sebastian Zonja, Sejko u shpreh se, protesta nuk e ka arritur objektivin e saj përsa kohë Sandër Lleshaj nuk dorëhiqet nga posti i ministrit të brendshëm.

“Ishte diçka e trishtë se humbja e një djali të ri dhe në të njëjtën kohë reagimi I qytetarëve ishte diçka për tu përshëndetur. Ishte një pjesëmarrje shumë e madhe, ishin të rinj dhe politika ishte jashtë saj. Mendoj se protesta nuk ia ka arritur qëllimit të saj. Qëllimi I atyre që e thirrën, mesa kam kuptuar, ishte dorëheqja e ministrit të brendshëm dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që shkaktuan vrasjen e të riut.

Nuk flitet vetëm thjesht për vënien para përgjegjësisë të personit që tërhoqi këmbëzën. Kjo nuk është e mjaftueshme. Në gjykimin tim, në policinë e shtetit ka një mentalitet që I bën ata të mendojnë se janë mbi ligjin. Ky lloj mentaliteti shkoi deri aty sa I mori jetën një 25-vjeçari.

“Kur u prish Teatri kishim shkelje pas shkelje të Policisë së Shtetit. Prania e forcave të armatosura, dhuna ndaj protestuesve, prishja në orët e vona të natës, thyerja e gjendjes së pandemisë, mospasja e numrave të indentifikimit të policisë. Gjithë këto veprime u justifikuan nga zoti Lleshaj“, tha ndër të tjera Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat