Bylykbashi: Policia nuk ka fytyrën e Lleshit por të Ramës

Shqipëria

Bylykbashi: Policia nuk ka fytyrën e Lleshit por të Ramës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Sandër Lleshaj

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka komentuar daljen e fundit të kryeministrit Rama, i cili ashtu sikundër pritej ka mbrojtur ministrin e tij të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bylykbashi, shkruan se Policia nuk ka fytyrën e Lleshit, por të Ramës.

‘Policia nuk ka fytyren e Lleshit por te Rames.

Tha se do fliste per vrasjen e Klodian Rashes 25 vjeçar, por gjithe kohes po mbron modelin e dhunshem qe i ka dhene vete ai policise se shtetit.

Sulmon te revoltuarit nga vrasja policore, nga manipulimi i rrethanave te krimit nga policia. Sulmon opoziten. Por policia e tij qe te hedh gaz brenda ne shtepi  qe te te nxjerre ne rruge me gjithe femije e te rreh kur te prishin shtepine, te arreston pse proteston dhe ne fund te vret se shkel oren policore, kjo polici eshte modeli qe ai levdon.

Mes popullit dhe policise qe te rreh dhe vret ky ka zgjedhur policine.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat