Mori dëmtime gjatë protestave, Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht

Shqipëria

Mori dëmtime gjatë protestave, Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:38
Biblioteka Kombëtare

Biblioteka Kombëtare ka njoftuar ditën e sotme se do të mbyllet përkohësisht.

Kjo për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020.

Biblioteka ka njoftuar se do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

“Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, njofton Biblioteka Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat