Pjesë e grupit kriminal të drogës, publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim

Shqipëria

Pjesë e grupit kriminal të drogës, publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Fotot e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim

Pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Athinës, policia greke ka publikuar identitetin e 19 personave të akuzuar si anëtarë të një organizate kriminale e përfshirë në trafikun e drogës.

Grupi kishte bazën një kompleks shkollor në Galatsi dhe nga andej shpërndante lëndë narkotike në qendër të Athinës. Grupi u godit më 27 nëntor.

Gjatë operacioni grupit ju sekuestrua 10 kg marijuanë, 172 gram kokaine, 7 peshore, 2 pistoleta, 39.060 euro, 5 makina, 6 motorra dhe 36 celulare.

Operacioni në fjalë u zhvillua më 28 nëntor, ku 14 anëtarë të rrjetit kriminal u arrestuan, përfshirë 2 drejtuesit, ndërsa të paktën 8 bashkëpunëtorë të tyre janë në kërkim.

Si funksiononte grupi kriminal

Kreu i nëngrupit të parë kishte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me drejtuesin e të dytit, i cili e furnizonte atë me drogë, ose nga rajoni i Eksarkateve ose nga Shqipëria.

Nëngrupi i parë, i cili përbëhej nga tetë anëtarë duke përdorur një kompleks shkollor në Galatsi si bazë, trafikonte drogë në zonën e gjerë dhe në qendër të Athinës. Nëngrupi i dytë, me 6 anëtarë, duke përdorur si bazë Grove Filadelfia, trafikonte drogë në qendër të Athinës.

Sipas burimeve të policisë, shumë prej të paktën 850 transaksioneve u kryen brenda kompleksit shkollor në Galatsi.

Për të mos rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me “klientët” për shkak të koronavirusit, ata e linin drogën në një pikë të shkollës dhe e vëzhgonin në distancë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat