Rama viziton sot për herë të tretë familjen Rasha

Shqipëria

Rama viziton sot për herë të tretë familjen Rasha

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:47
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama viziton për herë të tretë familjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, të vrarë nga efektivi i policisë.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi, ku familjes Rasha i caktohej një pension mujor.

Vetë babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha për ABC News, cilësimin “vdekje aksidentale” në VKM e quajti vrasje për herë të dytë të të birit.

Kryeministri Edi Rama e vizitoi për herë të parë familjen Rasha fill pas mbërritjes së tij nga SHBA (10 dhjetor), ndërkohë që vizita e dytë e tij u zhvillua pas datës 10 dhjetor dhe kjo e sotmja (15 dhjetor) është vizita e tretë.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje mëngjesin e 8 dhjetorit pranë banesës së tij, në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat