“Ky sistem ka nevojë për ndryshim” psikologu tregon pse shpërthyen protestat

Shqipëria

“Ky sistem ka nevojë për ndryshim” psikologu tregon pse shpërthyen protestat

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:24
Edmond Dragoti

Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, nxiti një sërë protestash në gjithë Shqipërinë në përbërje të së cilave ishin kryesisht të miturit.

Në një lidhje direkte për Ora News psikologu Edmond Dragoti shpjegoi arsyet që sipas tij i nxitën të rinjtë të protestonin. Ai tha se vrasja e Klodian Rashës ishte një mundësi për të shpërthyer ose për tu çliruar nga ngarkesa e situatës dhe për shkak të pandemisë  dhe vështirësive në përgjithësi

Edmond Dragoti: Vrasja e 25 vjeçarit është një mundësi për të shpërthyer ose për të çliruar ngarkesën e madhe të kohës, situatës, vështirësive në përgjithësi. Të rinjtë janë ata që kanë ndjeshmërinë më të lartë ndaj realitetit. Kjo protestë pavarësisht se pati një shkak të momentin u kthye në një mundësi për shprehur presionin e madh të situatës.  Fakti që protestat e rinisë janë të orientuara ndaj gjithë sistemit politik në tërësi do të thotë që ky sistem e ka të nevojshëm një ndryshim të tij.  

Dragoti tha se protestat në vendin tonë marrin pak a shumë atë pamjen e një proteste ekonomike, mungesën e shpresës etj.

Edmond Dragoti: Protesta është një shfryrje e frustrimit që vjen si  shkak i izolimit dhe mungesës së perspektivës. Mbyllja e grupeve shoqërore për shkak të pandemisë e shton më tepër këtë  frustrim. Në shumë vende ka pasur protesta ndaj izolimit të pandemisë, ndaj masave për të kufizuar lëvizjet. Protestat te ne marrin pak a shumë atë pamjen e një proteste edhe ekonomike , mungesën e shpresës etj. Te ne problemet janë më të mëdha se në shumë vende fqinje. Por duket që brezi i ri është i lodhur dhe në pritje të ndryshimeve të mëdha të shoqërisë.

Dragoti komentoi dhe gjuhën e ashpër të përdorur ndaj të rinjve nga përfaqësues të politikës apo personazheve të tjerë duke i cilësuar ata si huliganë apo halabakë. Ai tha se shprehje të tilla janë të papranueshme jo vetëm në raste të tilla por në çdo ambient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat