Parku i Liqenit Artificial nuk i shpëton kullave, PS e kundërshtoi në vitin 2014

Shqipëria

Parku i Liqenit Artificial nuk i shpëton kullave, PS e kundërshtoi në vitin 2014

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:18
PS

Betonizimit nuk t’i shpëtojë as e vetmja mushkëri që i ka mbetur kryeqytetit, parku i Liqenit Artificial.

Pas shesheve dhe çdo hapësire të mbushura me kulla, tashmë edhe zonës së parkut po i grabiten copa të gjelbërta për të ngritur pallate shumëkatëshe.

Këto foto janë pjesë e projektit më të ri që pritet të ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial. Bëhet fjalë për një kompleks godinash që do të ngulen në disa rripa tokash të mbetura deri më tani bosh pranë digës.

Në fakt në faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar të Territorit, rezulton që të jetë miratuar një leje për kompleks ndërtimesh. Por pa vendosur bashkëngjitur planin e miratuar. Ndaj nuk dihet me skatësi nëse është e njëjta leje apo është një projekt që do të ngrihet së fundmi.

Fotot flasin qartë që bëhet fjalë për një objekt që do të jetë shumë pranë Liqenit Artificial, madje në ilustrim duket edhe sikur je mbi të.

Në vitin 2014 aktivistët apo edhe përfaqësues të Partisë Socialiste u ngritën në protestë për të mos lejuar ndërtimin afër apo poshtë digës së liqenit, kjo edhe me argumentin se mbart rrezik.

Por tashmë kur jemi vetëm 4 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve, dhënia e lejeve pa konsultim dhe pa të dhëna konkrete po bëhet me nxitim. Ndërtimi duet se nuk do të ketë fre në Bashkinë e Tiranës. Madje pjesa e luanit nga të ardhurat në buxhet për vitin 2021, pritet të dalin nga ky sektor.

4.8 miliardë lekë pritet të mblidhen vetëm nga taksa e ndikimit të infrastrukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat