Rama: Vaksinimi do bëhet te ‘Air Albania’, ja kush do e marrin të parët

Shqipëria

Rama: Vaksinimi do bëhet te ‘Air Albania’, ja kush do e marrin të parët

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se në janar fillon vaksinimi për mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se vaksinimi do të bëhet në ambientet e ‘Air Albania’.

“Unë jam shumë shumë i kujdesshëm në fjalët që them, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën, kështu që besoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht do të jenë për ju.

Do hidhet me short se kush do e bëjë më përpara, do e bëjë Najada apo do e bësh ti Tani. (I referohet Kalos, i cili thotë se gjithnjë ja hap rrugën shefes së Infektivit).

Është çështje javësh vaksinimi juaj, është shumë situatë e vështirë për faktin se edhe shtetet e mëdha po marrim më pak doza sesa kishin parashikuar.

Baza prodhuese që është jashtë SHBA-ve ka më pak doza dhe për këtë është pak problem. Edhe shtetet që e kanë marrë dozat e para, janë më pak se premtimi që kishin marrë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat