Blerjet e fundvitit, AKU në Elbasan shton grupet e kontrollit në tregje dhe supermarkete

Shqipëria

Blerjet e fundvitit, AKU në Elbasan shton grupet e kontrollit në tregje dhe supermarkete

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Elbasan

Festat e fundivitit kanë sjellë një rritje të lehtë të blerësve në tregjet e produkteve ushqimore, ç’ka ka bërë që edhe AKU të intensifikojë kontrollet në terren.

Drejtoria në Elbasan ka kontrolluar këto pika dhe sipas drejtorit të këtij institucioni përgjithësisht situata është nën kontroll.

Për drejtorin e AKU në Elbasan, Firdus Kurti, shqetësues mbeten shitësit ambulant, produktet e të cilëve përbëjnë rrezik për shëndetin e konusmatorëve. 

“Aktualisht vetëm në këtë periudhë janë kontrolluar rreth 25 supermarketet që ka qarku i Elbasanit. Të gjitha janë kaluar në një filtër. Nuk kemi konstatuar problematika.

Te tregu kemi konstatuar tregtarë ambulantë që tregtojnë produkte me origjinë shtazore peshk.”

Veç kontrolleve nga AKU kërkohet edhe bashkëpunim me qytetarët, duke i kërkuar të zgjedhin gjithmonë tregjet dhe marketet e licencuara. 

“U rekomandojmë që të blejnë subjekte që janë të regjistruara, që kontrollohen nga ana jonë.”

Nga ana tjetër çdo qytetari i kërkohet të denoncoj çdo rast shkelje të të drejtës së konsumatorit pranë institucionit përkatës, në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë rreziku i konsumimtit të produkteve ushqimore jashtë standardeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat