Tiranë: Presidenti dekreton ndryshimet në kabinet

Shqipëria

Tiranë: Presidenti dekreton ndryshimet në kabinet

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekreton ndryshimet në kabinetin qeverisës të kryeministrit Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi Olta Xhaçkën si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndryshimet e sapodekretuara në qeverinë Rama janë të tretat brenda këtij viti: në shtator dha dorëheqjen Besa Shahini, Ministre e Arsimit, në fillim të dhjetorit dha dorëheqjen Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm, gjë që solli ndryshime të tjera në qeveri, ku në vend të Lleshajt u emërua Blendi Çuçi, ish-Ministër i Bujqësisë dhe në vend të tij Milva Ekonomi.

Image
Milva Ekonomi

Me dorëheqjen e Gent Cakajt dhe më parë të Besa Shahinit, kabineti qeverisës Rama nuk ka më asnjë anëtar nga Kosova në kabinetin qeverisës.

Ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet parlamentare 2021

Opinionistë të pavarur në mediat e Tiranës i konsiderojnë ndryshimet e fundit në kabinetin Rama, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të pranverës 2021 dhe llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Image
Olta Xhaҫka

Këto ndryshime sjellin në diplomaci dhe mbrojtje, dy poste këto të rëndësishme,  Olta Xhaçkën nga qarku i Dibrës dhe Niko Peleshin nga qarku i Korcës.

Nga 12 qarqe që ka Shqipëria, në 8 prej tyre si të kandidatë të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë ministra në kabinetin qeverisës aktual të kryeministrit Rama./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat