Deputetja Elona Gjebrea në një rrëfim ndryshe me vajzat e saj binjake

Shqipëria

Deputetja Elona Gjebrea në një rrëfim ndryshe me vajzat e saj binjake

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:50
Elona Gjebrea me vajzat e saj binjake

Motra është shoqja më e mirë. Kjo marrëdhënie është më special kur kësaj dyshe i shtohet dhe një mama si shoqe e tabloja plotësohet më së miri. Në këtë puntatë të Jo Tabu do ju njohim me deputeten Elona Gjebrea, por jo si politikane, po si mama e dy vajzave binjake Livia dhe Fiona Hoxha.

Për të qenë prindër fëmijë nuk ka receta, disa zgjedhin të jenë miq me ta, ndërsa disa të tjerë ruajnë autoritetin e shëndetshme. Elona tregon si është të jesh nënë e dy nënave 23 vjeçare.

 “Unë kam mësuar dhe mësoj nga vajzat”,-rrëfen zonja Gjebrea për JoTabu, emisioni që mbështetet nga Unfpa.

Por edhe vajzat kanë mendim e tyre për nënën.

“Realisht nuk e di se çfarë do bënim pa mamin. Gjithmonë na udhëheq, inspiron, frymëzon”,-tregon Livia.

Nëse ka një ndjenjën që ekziston me shumicë në shpirtin e një nënë përveç dashurisë për fëmijët është pa dyshim meraku dhe Elona veçon merakun për jetën personale të vajzave sa për shkollimin apo punën e tyre.

“Ne kemi biseduar me ty, por duke qenë binjake kemi pasur një marrëdhënie shumë të afërt me njëra-tjetrën. Ka qenë më e lehtë të flisnim me njëra-tjetrën dhe pastaj me ty”,-shprehet Fiona.

Gocat gjatë bisedës tregojnë një moment kur kanë shkuar te ditëlindja e një shoqe pa i treguar prindërve, por u zbuluan nga babai që pyet prindërit e shoqes që I thonë se po shkojë në party.

Të lindësh në vitin 1997 është e vështirë të kuptosh si ka qenë mënyra e jetesës para ’90 dhe binjaket argëtohen pa masë teksa krahasojnë jetën e tyre me atë të Elonës.

Ne lexonim shumë në atë kohë edhe librat ishte e vështirë t’i gjej, por kjo ka rritur dëshirën për të lexuar dhe dashurinë ndaj librit”,-tregon deputetja.

Në fund të bisedës Elona dhe vajzat kujtojnë momentet e karantinës dhe thonë që pavarësisht gjithë të këqijave, ka bërë që të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat