Çfarë i tha i ftuari Fevziut që reagoi në këtë mënyrë

Shqipëria

Çfarë i tha i ftuari Fevziut që reagoi në këtë mënyrë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 07:58
Blendi Fevziu

Pasionin për kuzhinën nuk e kanë të gjithë, ashtu sikurse talentin për të qenë kuzhinierë të mirë. Por ka nga ata që duket se kanë lindur për të qenë shef kuzhine.

Një rast i tillë ndoshta është edhe ky i Joani Malajt, i cili ka nisur të merret me gatim që në moshë fare të vogël. Ata që i kanë provuar gatimet e tij, ashtu si në rastin e gazetarit Blendi Fevziu, thonë se gatimet e Joanit janë të ‘çuditshme e të sofistikuara’. E megjithatë, teksa e kishte të ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Opinion”, Fevziu u shpreh i habitur kur dëgjoi sa herët e kishte nisur 18-vjeçari karrierën e tij si kuzhinier.

Blendi Fevziu: Joani sa vjeç je?

Joani Malaj: Jam 18 vjeç.

Blendi Fevziu: 18 vjeç? Sa vjet ke që punon shef?

Joani Malaj: Shef kam punuar vetëm verën që kaloi, pjesën e sezonit.

Blendi Fevziu: Pra që 17 vjeç ke filluar shef. Joani Malaj: Po. Për momentin nuk punoj si shef sepse shkolla nuk ma lejon atë, koha ime e lirë, kështu që punoj part time në një restorant në Tiranë, me një shef shumë të mirë.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, gjatë verës, Joani ka qenë në një nga zonat që frekuentoja unë dhe ishte një shef i çuditshëm, kryesisht për gatim të sofistikuar. Po ku e kishe mësuar atë gatim? Joani Malaj: Pasioni të bën që…

Blendi Fevziu: Në çfarë moshe ke hyrë në kuzhinë?

Joani Malaj: Shumë i vogël, qëkur e mbaj mend veten time… që 9-10 vjeç, po sigurisht gjithmonë me gjëra të thjeshta.

Blendi Fevziu: Ti paske një dekadë në kuzhinë…

Joani Malaj: Avash-avash fillova të krijoj gjëra të reja, të provoja shija të reja.

Blendi Fevziu: Të ishin të gjithë 18-vjeçarët e Shqipërisë si ty do të ishte fat i madh…

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta parë në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat