Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Metës

Shqipëria

Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Metës

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:15
Xhaçka dhe Peleshi

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua pasdite ceremonia e betimit të dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj.Olta Xhaçka dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti i Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat