Ekspertja e ISHP sqaron gjithçka: Ja si do bëhet procesi i vaksinimit në “Air Albania”

Shqipëria

Ekspertja e ISHP sqaron gjithçka: Ja si do bëhet procesi i vaksinimit në “Air Albania”

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:28
Erida Nelaj

Ekspertët e shëndetit publik së bashku me profesionistët e tjerë të shëndetit kanë nisur nga puna për krijimin e qendrave që do të presin personat që do të vaksinohen të parët kundër Covid-19.

Ambientet e stadiumit “Air Albania” në Tiranë do të jenë ato që do të presin kategoritë që janë përcaktuar për tu vaksinuar me vaksinën e Pfizer/Biontech.

Mbi 10 mijë dozat e para pritet të vinë pas  dy javësh, ndërkohë që qeveria shqiptare në bazë të marrëveshjes së arritur ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer.

Shefja e sektorit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj tregoi në “Wake Up” si do të kryhet procesi i vaksinimit.

“Do të jenë 60 vende ku do të kryhet vaksinimi. Çdo vend do të ketë 2 infermierë, një që do të realizojë vaksinimin dhe një infermier mbështetës që ndihmon si për dokumentimin si për procedurat.

Para se personi të vijë për vaksinim ka një formular, të cilin do e plotësojnë dhe lidhet me statusin e tyre shëndetësor, nëse ka alergji apo vuan nga ndonjë sëmundje. Ky formular kalon te një mjek, i cili bën triazhimin para se të çohet për vaksinim.

Pasi të kryejë vaksinën, personi do qëndrojë aty për 15-30 minuta për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor”, sqaroi Nelaj.

Ajo tregoi edhe kategoritë që do vaksinohen të parët. “Ne do ta fillojmë me personelin shëndetësor dhe kryesisht ata të vijës së parës. Në shkurt na vijnë edhe 30 mijë doza të tjera të vaksinës.

Pas personelit shëndetësor do të vaksinohen të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve dhe stafi i tyre”, sqaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat