‘Çështja e detit’, Dendias: Do e delegojmë në Hagë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Shqipëria

‘Çështja e detit’, Dendias: Do e delegojmë në Hagë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:02
Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një intervistë të dhënë është shprehur dhe për çështjen e detit.

Ai është shprehur se është rënë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e detit në Hagë.

Sipas Dendias çështja do delegohet në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Dendias: Në të njëjtën kohë, ne ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për Ligjin e Detit (UNCLOS). Tani kemi një marrëdhënie të sinqertë pune me Kryeministrin shqiptar. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat