Shpopullimi i Shqipërisë, pjesa dërrmuese janë të rinj

Shqipëria

Shpopullimi i Shqipërisë, pjesa dërrmuese janë të rinj

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:14
Ines Nurja

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur alarmin për rritjen progresive të fenomenit të shpopullimit të Shqipërisë.

Gjatë një konference me ekspertë të fushës, kreu i shtetit e cilësoi shpopullimin si një kërcënim për perspektivën kombëtare, ndërsa mes shkaqeve renditi mos-rritjen e qëndrueshme të pagave.

Euronews Albania për të kuptuar më qartë arsyet, të cilat i shtyjnë shqiptarët të lënë vendin bisedoi me ish-drejtoreshën e INSTAT Ines Nurja dhe me nënkryetaren e Bashkisë Tiranë për çështjet sociale, Anisa Ruseti.

Gjatë fjalës së saj znj. Nurja u shpreh se moshat e reja largohet drejt vendeve të BE-së për të siguruar një jetë më të mirë.

“Shifrat që janë nxjerrë nga Eurostat, rreth 79 % e atyre që kërkojnë azil ekonomik  janë deri në 34 vjeç. Pra, mbisundon mosha e re, e cila largohet nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Në vendet e Bashkimit Evropian, jo vendet e tjera si në Angli dhe në Amerikë. Janë kërkesa për azil ekonomik, të cilat kanë qenë me luhatje, ku kulmin e kanë shënuar në 2015 dhe pjesa dërrmuese janë të rinj”, tha  Nurja.

Largimi i shqiptarëve ka reflektuar edhe tek braktisja e të moshuarve. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë për çështjet sociale, Anisa Ruseti tha se në kryeqytet numërohen rreth 5 mijë të moshuar, për të cilët duhet të kujdesen institucionet e shtetit, që t'u sigurohet ushqimi dhe ilaçet.

“Ne kemi të moshuar që jetojnë vetëm, por nuk janë të vetmuar. Në Tiranë kemi disa shifra zyrtare që janë 31 mijë të moshuar që jetojnë vetëm, por ky nuk është një tregues që i përket vetëm Shqipërisë, por është edhe në vendet e tjera. Ata që janë të tërsisht të vetmuar, flasim për 5000 të moshuar, që dikush duhet të kujdeset për to”, tha ajo.  

Fakti që e shqetëson më shumë ish-drejtuesen e INSTAT është e ardhmja e vendit.

“Në vitet e fundit janë larguar intelektualët dhe një pjesë shkojnë për shkollim. Ka rënë fertilitetit. Kemi një rënie të lindshmëri, por fenomeni i emigrimit është shumë më i madh, Për mua shqetësimi më i madh është e ardhmja, kush do  të punojë në Shqipëri?”, tha Nurja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat