Vijojnë kallëzimet në KQZ për deputetët dhe kryebashkiakët e PS

Shqipëria

Vijojnë kallëzimet në KQZ për deputetët dhe kryebashkiakët e PS

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:48
KQZ

Përdorimi i funksioneve publike për interes të fushatës elektorale nga ana e eksponentëve socialist nuk është lënë pa u vënë re nga qytetarët.

Kallëzimi më i fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është bërë për deputetin socialist Ervin Bushati, njëkohësisht edhe kryetar i PS për Tiranën.

Sipas denoncimit nga qytetari, Bushati, me 15 janar ka zhvilluar një aktivitet politik me mësuesit dhe nxënësit e shkollës Misto Mame, në njësinë nr 8, zona elektorale e deputetit socialist.

Sipas këtij kallëzimi, kur shkolla duhet të ishte online, socialisti ka mbledhur nxënës dhe mësues me një triko të veshur me Hashtagun PSTR, sigël e PS e dukshme, madje, vijon denoncuesi,  në faqen e tij të facebook shprehet se ka shpërndarë edhe dhurata. Ky veprim i kryetarit të PS për Tiranën bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Për kallëzimet e qytetarëve, KQZ garanton anonimitetin, ndërsa më shumë denoncime janë regjistruar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga ana  partive politike.

LSI denoncon faktin se Veliaj së bashku me deputetë socialist shpërndan çelësat e shtëpive të rindërtuara dhe i promovon ato si sukses i PS, një veprim që bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Ndërsa për Kryeministrin Rama kallëzimet lidhen me përdorimin e maskës me logo të PS në aktivitetet qeveritare.

Por gatishmëria e qytetarëve dhe partive politike për të denoncuar mazhorancën për përdorimin e funksioneve publike për interes të fushatës elektorale nuk ka marrë të njëjtën përgjigje nga ana e KQZ.

Gjobitja me 1500 lekë për kreun e Kadastres së Lushnjes nga ana e Komisionerit Shtetëror, i cili kishte shkelur Kodi Zgjedhor u cilësua si e pashpjegueshme dhe absurde nga ana opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat