Pamje të frikshme/ Shpërthen shtylla e tensionit të ulët në Librazhd

Shqipëria

Pamje të frikshme/ Shpërthen shtylla e tensionit të ulët në Librazhd

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:41
Librazhd

Një shtyllë e tensionit të ulët raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit.

Shkak për këtë shpërthim mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në terren, shpërthimi ka qenë i frikshëm duke tronditur jo pak qytetin.

Problemi është rregulluar dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat