Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në...

Shqipëria

Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në...

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:32
Ilustrim

Polici që dhunoi 15-vjeçarin në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranë ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.

"Abcnews" mëson se gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.

Disa policë tentuan të ndalojnë një adoleshent gjatë karantinës në zonën e liqenit, por dy prej tyre e qëlluan të riun duke i shkaktuar plagë në trup.

Në atë kohë, nëna e tij, ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë, por disa ditë më vonë gjetën gjuhën e përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat