GJKKO lë në burg turko- shqiptarin e ekstraduar nga Bullgaria

Shqipëria

GJKKO lë në burg turko- shqiptarin e ekstraduar nga Bullgaria

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:03
GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

Sipas bluve 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Rexhepi  ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

Ndërkohë i kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat