Përplasi për vdekje punonjësin e Policisë në Vlorë, kapet 19 vjeçari

Shqipëria

Përplasi për vdekje punonjësin e Policisë në Vlorë, kapet 19 vjeçari

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar jë 19-vjeçar, pas aksidentit që i mori jetën efektivit të Policisë Nuri Malaj, ngjarje e ndodhur kjo dy ditë më parë.

I riu me inicialet A.V ishte në drejtimin e mjetit BMW, i cili u përplas fort me mjetin e Malajt, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës sa i takon arrestimit të të riut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat