Avokatja e Popullit: Vetting-u devijoi nga misioni, shumica janë përjashtuar pa të drejtë

Shqipëria

Avokatja e Popullit: Vetting-u devijoi nga misioni, shumica janë përjashtuar pa të drejtë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:08
Erinda Ballanca

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca jep mendimin e saj për procesin e Vetting-ut në sistemin e gjyqësorit.

Sipas Ballancës, sistemi i gjyqësorit nuk ia doli të vetë pastrohej: “Vetting-u është një proces që ndonëse ka qenë i domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, dështoi të vetë pastrohej. Rezultati është larg pritshmërive dhe nuk e justifikon qëllimin për të cilin ky Vetting u krijua.

Gjyqësori erdhi në këtë pikë jo sepse masa më e madhe e gjyqtarëve ka qenë e korruptuar, por gjyqësori dështoi të garantonte vetëpastrimin dhe të krijonte besimin që duhet të kishte te publiku“.

Avokatja e Popullit thotë se pjesa më e madhe e gjyqtarëve, që “ngelën” në procesin e Vetting-ut janë shkarkuar pa të drejtë. “Është evidente që vetëm 10% e personave të shkarkuar janë larguar për një shkak që është qartë i përcaktuar në nenin 61, kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishin e pasurisë së ligjshme, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Ky rregull nuk është zbatuar fare nga personat e drejtësisë”

Sipas Ballancës ka disa arsye përse ky proces dështoi. “Është një nga proceset me më shumë kosto në shoqëri. Shtetit i kushton shumë të krijojë këtë trupë gjyqësore. Kjo trupë dështoi të jepte drejtësinë që ne kërkonim dhe që nga viti  2013 që u bënë ndryshimet kushtetuese, deri sot, që kanë kaluar 6 vite, nuk kemi arritur që drejtësia të jetë drejtësia e duhur. Madje po përballemi me probleme të tjera të drejtësisë që nuk i kishim më parë. Një numër i madh gjykatash nuk funksionojnë. Mënyra si po zbatohet ky proces ka kaluar parashikimin ligjor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat