Dasho nxjerr zbuluar qeverinë: Po talleni me shqiptarët

Shqipëria

Dasho nxjerr zbuluar qeverinë: Po talleni me shqiptarët

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:40
Erion Dasho

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar mbi deklaratat e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nga foltorja e Kuvendit u shpreh spitali i ri i Fierit do të ketë 150 shtretër.

Për Dashon, kjo është një tallje me shqiptarët, duke shtuar se qeveria po e përdor ndërtimin e kësaj godine sa për fushatë elektorale.

Përmes një postimi në rrjetin social, eksperti i Shëndetit Publik thekson se një spital që t’u shërbejë strukturave superrajonale siç ka pretenduar qeveria duhet të ketë nga 500 deri në 1000 shtertër dhe sipas tij një gjë e tillë është e pamundur të ndërtohet brenda dy muajve.

Por për kapacitetin me 150 shtretër, Dasho ka nxjerrë zbuluar qeverinë duke thotë se është më pak se kapaciteti minimal që është 200 shtretër, duke ironizuar deklarata e kryeministrit Edi Rama dhe ministres duke thënë se u mbors mali dhe polli një mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat