Zhdukja e Pecorellit/ Hetuesit italianë nuk përjashtojnë vetëvrasjen, dyshohet edhe për...

Shqipëria

Zhdukja e Pecorellit/ Hetuesit italianë nuk përjashtojnë vetëvrasjen, dyshohet edhe për...

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:41
Davide Pecorelli

Të tjera detaje janë publikuar nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, ku hetuesit po hetojnë edhe për pistën e vetëvrasjes. Pecorelli kishte ardhur në Shqipëri për hapur biznes, ndërsa kishte marrë edhe një makinë me qira, që u gjet e djegur në Pukë.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Perugia hapi dosjet me hipotezën e vetëvrasjes, ndërsa një grup ekspertësh erdhën në Shqipëri, ku të shoqëruar nga Drejtori i Policisë Kriminale, shkuan në vendin ku u gjet i djegur automjeti i marrë me qira nga Pecorelli.

Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë  një grabitje me pasojë vdekje. Ndërkohë, ekzaminimi i telefonit të Pecorellit nuk tregoi që ai të kishte marrë mesazhe kërcënuese.

 Duke iu referuar hetuesve italianë, mediat e vendit fqinj shkruajnë se hipoteza e një ngjarje aksidentale, që u ngrit fillimisht nga hetuesit tanë, duket se nuk qëndron.

Ndërkohë pritet edhe rezultati i analizave të ADN, për të vërtetuar se trupi që u gjet i djegur në automjet, i përket Pecorellit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat