Pukë/ Arrestohet 67-vjeçari, kishte automatik pa leje në shtëpi

Shqipëria

Pukë/ Arrestohet 67-vjeçari, kishte automatik pa leje në shtëpi

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:45
Ilustrim

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat