Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë sot dënimet për 11 të akuzuarit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin të Lezhës.
Mes personave të dënuar janë edhe vëllai e motra e ish-deputetit socialit të Lezhës, Arben Ndokë.
Xhevi Ndoka u dënua me 6.8 vite burg nga GJKKO, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht. Çështja e tjetërsimit të pronave përfshihet në dosjen 339.
Dënimet
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vite
Zef Lazri 8 muaj
Blendi Ndoka 3.6 vite
Luigj Paloka 4.8 vite me kusht
Paulin Simoni 3.4 vite
Vlash Gaxulli 2 vite me kusht
Genc Zeneli 2 vite me kusht
Kol Lleshi 2 vite me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite me kusht