Problemet me pastërtinë e listave, Denar Biba: Qytetarët votojnë siglën dhe jo programin

Shqipëria

Problemet me pastërtinë e listave, Denar Biba: Qytetarët votojnë siglën dhe jo programin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:08
Denar Biba

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba thotë se qytetarët shqiptarë shfaqin shenja indiferenca në lidhje me listën e kandidatëve të propozuar nga partitë politike.

“Unë shoh një lloj shqetësimi, një lloj indiferencë të shqiptarëve për të votuar në lidhje për cilësinë e listës dhe jo për siglën e partisë. Qytetarët votojnë siglën dhe jo për programin. Një pjesë shqiptarëve e shesin votën pikërisht se nuk shohin asnjë lloj ndikimi në jetën e tyre pavarësisht se cila parti merr pushtetin”, tha Biba.  

Kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Premto Gogo u shpreh se partitë shqiptare në tri palë zgjedhje nuk kanë shpalosur programe.

“Nëse platformat dhe programet janë të para dhe në funksion të të cilave zgjidhen edhe individët dhe bëhet edhe debatit dhe niset që tani pa shkuar në konflikte, atëherë qytetarët e gjejnë veten. Ky është problemi dhe këtu duhet vënë theksin, partitë politikë në këto tri palë zgjedhjesh nuk kanë program”, theksoi ai.

Analisti Redi Shehu nënvizon se partitë politike në Shqipëri nuk kanë një ndarje të qartë programore, por shpeshherë thekson ai, programet e tyre shfaqen të alternuara tek njëra-tjetra.

“Nuk ka një ndarje programore të qartë midis dy partive në Shqipëri. Kemi programe që alternohen nga një krah në tjetrin me justifikimin që ky është një vend që duhet të zhvillohet. Kjo ndikon në elektoratin e elaboruar në njëfarë mase”, theksoi ai.

Kryeredaktori i lajmeve në Euronews Albania, Mentor Kikia shprehet se pastrimi i listave të partive mund të realizohet, por shton se problem për Shqipërinë mbetet financimi i politikës.

“Pastrimi i listave me pak sforco mund të bëhet, por ajo që ngelet është pjesa e padukshme dhe që është pjesa e padukshme dhe që është armiku më i madh demokracisë është sa a do pengohen që paratë e pista ta ushqejnë politikën nën rrogoz”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat