Moti sot në Shqipëri: Reshje shiu në disa zona, ja sa do të shkojnë temperaturat

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri: Reshje shiu në disa zona, ja sa do të shkojnë temperaturat

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 08:37
Fotoilustrim

Shqipëria gjatë ditës së premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës pritet të pësojnë gradualisht pakësim.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë territorin, me intensitet të ulët. Pas orëve të mëngjesit, ato pritet të lokalizohen kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i jugut, me shpejtësi mesatare prej 7 metrash në sekondë. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 metra në sekondë.

Në zonat detare parashikohet dallgëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat sipas qyteteve:

Shkodër: 14–18°C

Kukës: 15–17°C

Lezhë: 17–19°C

Dibër: 12–15°C

Durrës: 17–20°C

Tiranë: 14–20°C

Elbasan: 15–20°C

Berat: 17–21°C

Vlorë: 16–22°C

Korçë: 11–16°C

Gjirokastër: 12–21°C

Sarandë: 17–22°C

Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Vlorë dhe Sarandë, ku maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat