Meta: Ishte mobilizuar i gjithë shteti për të 'mbyllur letrat' për zgjatjen e koncesionit të aeroportit

Shqipëria

Meta: Ishte mobilizuar i gjithë shteti për të 'mbyllur letrat' për zgjatjen e koncesionit të aeroportit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë, ndërsa flet për keqpërdorje të Kuvendit në dëm të interesit publik dhe kombëtar.

Pas deklaratës për kthimin e koncesionit të Rinasit, Meta deklaron se sipas tij ishte mobilizuar gjithë shteti për të mbyllur letrat, në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave për zgjatjen e koncesionit.

“Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.
Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncesionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora”, deklaron Meta.

Kujtojmë se Meta ka kthyer ditën e sotme ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza', me 13 vite. Gjatë një konference për shtyp, kreu i shteti argumentoi se ky ligj i Kuvendit është njëpartiak dhe në shkelje flagrante me Kushtetutën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat