Marrëdhënie seksuale me të mitur, prangoset 28-vjeçari nga Saranda

Shqipëria

Marrëdhënie seksuale me të mitur, prangoset 28-vjeçari nga Saranda

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

33-vjeçari A.P banues në Sarandë i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga policia.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat