Rama: Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh të dorëzohesh

Shqipëria

Rama: Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh të dorëzohesh

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Edi Rama

Nga qyteti i Beratit, kryeministri Edi Rama në takime me bizneset vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero.

“Një mbështetje e fortë për biznesin e vogël, si në asnjë vend të rajonit”, tha Rama.

Shefi i qeverise shprehu optimizmin se sezoni i veres do e gjeje shumicen e vendit te çliruar nga ankthi i infektimeve. 

“Shpresoj te kemi se shpejti lajmet e mira per rritjen e dozave te vaksinave e te intensifikojme vaksinimin e te bejme çmos qe ne sezonin e veres nje pjese e madhe e Shqiperise te jete e çliruar nga ankthi i infektimit.

Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qënka një tmerr.
Po bëjmë cmos, une kam besim se po i afrohemi.

70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhe e të dorezohesh pavaresisht se ky eshte nje vend i vogel, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.

Rama thumboi edhe PD-ne kur komentoi kryetarin e Bashkise se Beratit, Ervin Demon.

“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si eshte puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani ne ca asete i kemi marre por i kemi marrë ne kohe, jo nga ato qe jane te pa venshme ne pune. Kete e kemi gjet aset në zhvillim e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat