Zgjedhjet e 25 Prillit/ Taulant Balla zbulon risinë që do ketë PS-ja në listat e saj

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Taulant Balla zbulon risinë që do ketë PS-ja në listat e saj

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:42
Taulant Balla

I ftuar në ‘PolitikOn’ , kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do të shihet në 8 mars se lista e PS-së është e hapur.

‘Unë do të them një gjë për të hedhur poshtë këtë baltovinën se listat nuk janë të hapura. Është thënë se listat nuk janë të hapura, por do të shihni në 8 mars listat e PS-së që janë të hapura.

Listat janë një mundësi për t’u dhënë mundësi vajzave dhe grave të Shqipërisë të kenë akses në partitë politike.

Se sa të kesh një grup me burra që rrinë gjithë ditën kafeve, do të doja të kisha më shumë një vajzë si ju. PS-ja do të ketë një risi në listat e veta, duroni deri në 8 mars. Aty do të kuptoni ndryshimet e listave pazare. Listat tona janë të formësuara përmes disa proceseve.’-tha
Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat