Gjylameti: Rama është vizionar dhe plot energji, PD do i dal gjymi në 26 prill

Shqipëria

Gjylameti: Rama është vizionar dhe plot energji, PD do i dal gjymi në 26 prill

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Blerina Gjylameti

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti në emisionin Bardh A Zi deklaroi se Basha e ka garën të humbur përballë kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketoi si vizionar dhe plot energji.

“Basha ka një listë ëndrrash që nuk i dalin në 26 Prill kur t’i dalë edhe gjumi përkundër dikujt që është vizionar dhe ka realizuar gjithmonë ato që premton. Ky pushtet nuk është i tepër kur nuk të mungon energjia. Në datë 26 atyre do i dalë gjumi dhe do kuptojë që kanë besuar te dikush që nuk i beson as vetes”, u shpreh Gjylameti.

Ndërsa politologu Adri Nurellari u shpreh se nuk ka pasur përqendrim të pushtetit në dorën e një njeriu si në kohën e Ramës, që prej qeverisjes së Ramiz Alisë.

“Pra mua është dytësore tema konkrete, Shqetësimi që kam unë është përqendrimi i pushtetit në një dorë,. Nuk ka pasur politikan me përqendrim pushteti si ky që në kohën e Ramiz Alisë. Me Bashën do marrë frymë demokracia. Vendet që janë në demokraci të konsolidurara janë ato që kanë dy rotacione të paqta rresht, ne nuk kemi bërë ende asnjërin”, tha Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat