Rikthehet dëbora? Zbuloni çfarë pritet të ndodhë me motin

Shqipëria

Rikthehet dëbora? Zbuloni çfarë pritet të ndodhë me motin

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Pas ditëve me diell dhe temperaturave pranverore, dita e nesërme pritet që të rikthejë reshjet e shiut në territorin shqiptar.

Meteorologia Adiola Bani tregoi se kjo fundjavë do të jetë e paqëndrueshme pasi nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe ato të dëborës kryesisht në zonat malore.

“Fillimi pranverës ka nisur me diell dhe temperatura relativisht të larta. Termometri ka shënuar 18-19 gradë celsius. Por do të kemi ndryshim të motit pasi dita e nesërme do të na sjelle prezencë të vranësirave. Nesër gjatë pasdites reshjet e shiut do të përfshijnë zonën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës të gjithë teritorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi edhe reshje të dëborës, kryesisht mëngjesin e ditës së shtunës edhe gjatë natës duke u gdhirë dita e diel. Reshje kemi vetëm në zonat e thella malore, kryesisht veri-verilindje ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu”, tha ajo.

Bani tregon se ditën e dielë do të shohim një përmirësim të kushteve të motit ku temperaturat do të shënojnë deri në 15 gradë celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat