Javë tragjike/ 7 ditët e para të marsit shënojnë 143 viktima nga Covid-19

Shqipëria

Javë tragjike/ 7 ditët e para të marsit shënojnë 143 viktima nga Covid-19

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Javë tragjike sa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Sipas shifrave që ka raportuar gjatë kësaj jave Ministria e Shëndetësisë, nga 1 marsi deri sot, 7 mars, pandemia i ka marrë jetën 143 qytetarëve, mes tyre edhe një 22-vjeçare nga Erseka.

Sa i përket rasteve të reja, 5730 persona janë infektuar gjatë kësaj jave duke e çuar numrin e përgjitshme nga nisja e pandemisë në 112,897.

Sa i përket rasteve aktive, në Shqipëri numërohen aktualisht 35,768 të tillë.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shkurt Shqipëria regjistroi shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh. Vetëm në 28 ditët e këtij muaji u regjistruan 29040 infektime të reja dhe plot 406 viktima.

Statistikat për javën e parë të Marsit:

1 Mars – 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 Mars – 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 Mars – 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

4 Mars – 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë 

5 Mars – 780 raste të reja dhe 21 humbje jete

6 Mars – 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

7 Mars – 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

Ndërkohë po vihet re edhe një fenomen tjetër shumë shqetësues, prekja e të rinjve.

Pakujdesia ndaj rregullave anti-Covid si dhe neglizhenca e simptomave në ditët e para të infektimit po rrezikon jetën e të rinjve.

Sipas mjekëve, moshat e reja neglizhojnë rrezikun që u kanoset dhe paraqiten në spital në stadin e fundit të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat