Meta vlerëson gazetaret: Modele frymëzimi për brezat e rinj

Shqipëria

Meta vlerëson gazetaret: Modele frymëzimi për brezat e rinj

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:04
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar në kuadër të 8 Marsit tre gazetare, pjesë të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se këto gazetare kanë lënë mbresa në kujtesën e çdo shqiptari, duke u kthyer në modele frymëzimi për brezat e reja të gazetareve.

Meta: Me mirënjohje për kontributin tyre të vyer për informimin publik, vlerësova sot me rastin e 8 Marsit, tre zonja gazetare të nderuara, Afërdita Selimaj, Violeta Duri dhe Iva Hoxha, pjesë e plejadës së profesionistëve të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar, që kanë lënë mbresa në kujtesën e çdo shqiptari, duke u kthyer në modele frymëzimi për brezat e reja të gazetareve dhe jo vetëm. Të punojmë të gjithë për fuqizimin e gruas shqiptare, duke ndjekur këto shembuj të shkëlqyer, për të ndërtuar një shoqëri të vërtetë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat