Lulzim Basha i pari që i përgjigjet thirrjes së Leonardo Di Caprio

Shqipëria

Lulzim Basha i pari që i përgjigjet thirrjes së Leonardo Di Caprio

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustruese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj thirrjes së aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio për të shpërndarë videon e Vjosës.

Në një postim në Instagram, Basha ka ripublikuar videon e Di Caprios, duke i’u përgjigjur thirrjes së tij.

Kujtojmë që ditën e sotme Di Caprio ka publikuar një video, e cila ishte filmuar në ditën botërore të ujit aktivistët nga e gjithë bota i kërkuan qeverisë shqiptare dhe BE-së që të mbështesin projektin e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosë.

Ai në fund të videos i kërkoi të gjithë ndjekësve ta shpërndanin atë dhe ti kërkonin kryeministrit, Edi Rama, presidentit Meta, kryetarit të PD-së Basha dhe kryetares së LSI-së Kryemadhi të bënin të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat