Qindra maturante kthehen në shkollat e Pogradecit

Shqipëria

Qindra maturante kthehen në shkollat e Pogradecit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Pas gati 6 javësh 650 maturantë të 11 shkollave publike dhe jo publike të Bashkisë së Pogradecit i rikthehen mësimit në klasë.

Një gjë e tillë është bërë me dije per Vizion Plus nga drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Pogradec Sotiraq Mangëri kur tha se viti i parë dhe i dytë deri në një udhëzim tjetër do të vijojë mësimin online.

Gjatë kësaj periudhe edhe maturantët e këtyre shkollave procesin mësimor e kanë zhvilluar me sistemin online sistem ky që edhe për Mangërin ka pasur vështirësi.

Për shkak të mungesës së internetit në zonat rurale kryesisht por edhe për shkak të mungesës së tabletave nga një pjesë e vogel e nxënësve.

Rikthimi në klasa gjithnjë sipas drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore ju vjen në ndihmë nxënesve për të pasur kështu komunikim të drejtëpërdrejtë me mësuesit në kushtet kur provimet e Maturës Shtetrore janë shumë afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat