Mediu bën thirrjen e fortë: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen, ja pse duhet të votoni

Shqipëria

Mediu bën thirrjen e fortë: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen, ja pse duhet të votoni

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:30
Fatmir Mediu

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu zhvilloi takime me bizneset në Kodër Kamëz, ku takoi qytetarët dhe foli gjerësisht për shqetësimet e tyre dhe kërkesat që ata kanë pasur për politikën.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Mediu, theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për t’i dhënë fund krimit dhe padrejtësive.

Mediu i ftoi qytetarët që të analizonin 8 vitet e kësaj qeverie dhe regresionin që Shqipëria ka pësuar, gjë që tregohet qartë me emigracionin ku 74% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi dhe mbi 90% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen më.

“Lirinë, jetën, mundësinëpërtëndërtuarmirëqëniendhelumturinëtonë, na i kafalurZotidhe ne nuk mund t`i lëmë peng as te Edi Rama dhe te asnjë politikani tjetër.

Prandaj është momenti që të reflektojmë të gjithë, tëmajtë dhe tëdjathtë, sepse po jua them me bindje që Edi Rama nuk përfaqëson as tëmajtën, as të djathtën, por kultin e njerëzve të cilët nuk njohin asgjë tjetër përveçse korrupsionit, krimit, pushtetit per interesat e tyre korruptive.”-u shpreh Mediu

Mediu pohoi vështirësinë në të cilën gjendet vendi dhe rëndësinë e madhe që kanë qytetarët për të vendosur për të ardhmen, progresin dhe dinjitetin. Ndër të tjera ai pohoi se shqiptarët meritojnë një kryeministër dinjitoz, që nuk shan dhe fyen por që mendonpër çdo shqiptar dhe të mirën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat