PD: Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos, ka turp nga emrat e kandidatëve të PS

Shqipëria

PD: Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos, ka turp nga emrat e kandidatëve të PS

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:51
Ivi Kaso

U duket sikur do të ishte një çështje teknike e zgjidhshme, por çështja e listës përfundimtare për zgjedhjet e 25 prillit po shndërrohet në një kalvar.

Pas ankimit të PS dhe PD, fati i fletës ngelet akoma pezull kur zgjedhjet janë vetëm 20 ditë larg.

Sekretari për çështje zgjedhore, Ivi Kaso përmes një dalje për shtyp ditën e sotme tha se Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos.

Kaso shtoi se ai ka turp nga emrat e kandidatëve të PS dhe po i fsheh ata pas numrave.

Sipas asaj që tha Kaso PD do të apelojë vendimin ditën e stome dhe theksoi se do ta fitojë këtë betejë për demokraci.

Kaso: Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё Rama. Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë. Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte për çështjen e logos vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë.  Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojnë. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet t’i fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta. Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista. Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra. Kjo nuk do ta ndihmojë atë. Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill. Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ashtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat