Bllokohet Rruga e Kombit nga qytetarët që protestojnë kundër HEC-it, intervenon policia

Shqipëria

Bllokohet Rruga e Kombit nga qytetarët që protestojnë kundër HEC-it, intervenon policia

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:02
Rruga e Kombit

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, zhvilluan ditën e sotme një protestë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në pronat e tyre.

Në mbështetje të kësaj proteste u solidarizuan dhe u bashkuan edhe banorët që janë prekur nga ndërtimi i HEC-eve që furnizohen me ujin e Flimit që buron e rrjedh nga Zall-Gjoçaj dhe që iu shërben banorëve të më shumë se 12 fshatrave të Njësisë Administrative Derjan të Bashkisë Mat.

Banorët e revoltuar bllokuan në shenjë simbolike për rreth 10 minuta ‘Rrugën e Kombit’, në mënyrë për ta bërë zërin e tyre më të fortë për të arritur në instancat shtetërore përkatëse.

Por kundërpërgjigjja e shtetit ndaj banorëve ishte e menjëhershme ku furgonët e policisë zbarkuan dhe shoqëruan protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat