Shehi: Ndërkombëtarët të reagojnë për vjedhjen e të dhënave personale

Shqipëria

Shehi: Ndërkombëtarët të reagojnë për vjedhjen e të dhënave personale

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:36
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Cim Peka Live” u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

Dashamir Shehi pohoi se opozita në Tiranë merr 25 mandate, ndërsa në gjithë Shqipërinë 75 mandate.

Mundësitë e opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton. Brenda këtyre të dhënave është edhe gënjeshtra e qytetarit, pasi ai do hakmerret për keqqeverisjen. Në Tiranë marrim 20 mandate. Ditën që fitojmë Tiranën, kjo çështje është mbyllur. Në shkallë kombëtare marrim 75 mandate.

Vjedhja e të dhënave tregues i tendecës së degjenerimit të institucionit. Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë. Po kthehemi në komunizëm tek operativi i zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë. Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai i PS  e di çfarë ka në libër. Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie. Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal. Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat