Banorët e Tiranës së Re hakmerren ndaj patronazhistëve!

Shqipëria

Banorët e Tiranës së Re hakmerren ndaj patronazhistëve!

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas skandalit me rrjedhjen e të dhënave personale të  910 mijë votuesve në kryeqytet, këta të fundit janë hakmarrë keq duke afishuar listat me emrat e tyre në shtylla.

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet çdo ditë publikohen fakte që dëshmojnë se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe gjurmuar për identifikimin e prirjeve te tyre politike.

Nëse shikon disa nga komentet që patronazhistët e PS kanë bërë për qytetarët të cilët i kanë në mbikëqyrje situata bëhet akoma e rëndë, kjo jo vetëm për shkak të gabimeve drejtshkrimore, por edhe për mënyrën si shprehen.

“Ndoshta nuk vjen, është me pampersa. Por do e ngremë për leckash.”

Ky është komenti që një monitorues ka shënuar për një zonjë 85-vjeçare, teksa e cilëson si votuese të sigurt për Partinë Socialiste.

Por aty flitet dhe për favore që duhet t’u bëheshin personave në fjalë në mënyrë që të arrinin të siguronin votën.

Në databazën e te dhënave të përdorura për fushate, përveç skandalit të rrjedhjes së informacionit nga agjencitë shtetërore, vërehen edhe metoda të paligjshme e madje denigruese të punonjësve të angazhuar për identifikimin e votuesve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat