Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin

Shqipëria

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë grafikun e sigurimit të dozave të vaksinave anti-covid nga disa shtete.

Sipas grafikut të realizuar nga “Our World in Data”, Shqipëria kryeson tabelën e sigurimit të numrit vaksinave të përllogaritur në bazë të popullsisë.

Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe  Mali i Zi. 

Ndërkohë në këtë grafik Turqia renditet në vendin e 6. Ndërsa Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.

"Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë", shkruan Rama.

Postimi i plotë:

#KrenarpërShqipërinë

Nuk ka nder më të madh për mua se sa udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju

Fuqia që po tregojmë qysh nga dita e parë dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë, do të mbetet në ndërgjegjen shqiptare si një provë e madhe e karakterit tonë

Image
Grafiku
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat