Berberi paralajmëroi një orë më parë vrasjen në Elbasan

Shqipëria

Berberi paralajmëroi një orë më parë vrasjen në Elbasan

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:14
Pjerin Xhuvani

Ka qenë një berber në zonën e “5 Majit” në Elbasan ai që ka dhënë alarmin në polici rreth një orë para se të flisnin armët dhe të vritej Pjerin Xhuvani e të plagoseshin 4 të tjerë.

Sipas asaj që mëson Ora News, një orë para se të ndodhte masakra e Elbasanit, berberi ka raportuar në polici për prezencën e personave të armatosur në këtë lagje.

Ai ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Elbasan, duke treguar se kishte parë persona të armatosur dhe mund të kishte ngjarje kriminale.

Në ngjarjen e sotme në Elbasan mbeti i vrarë 50-vjeçarin Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Xhensila Sota 27 vjeçe (punonjëse e policisë).

Eltjon Bodinaku, dhëndër i viktimës, u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku raportohet se ndodhet në rrezik për jetën.

Ndërkohë u vetëdorëzua në polici autori i dyshuar i ngjarjes Arbër Papleka, ish-efektiv i Forcave Renea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat